Infektuar: 9049|Shëruar: 4979|Vdekur: 256

Zyrtare: Mevlan Zeka e Kenan Haxhihamza i bashkohen Ballkanit

Ballkani ka njoftuar se Mevlan Zeka dhe Kenan Haxhizhamza janë zyrtarisht pjesë e tyre.

Edhe pse ditë më parë ishte bërë me dije se dyshja po kalonin te klubi nga Therenda, sot janë prezantuar zyrtarisht.

Zeka që ishte së fundmi pjesë e Feronikelit ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, derisa Haxhihamza që ishte te Gjilani ka firmosur për tri vite.

“Mevlan Zeka dhe Kenan Haxhihamza nga sot janë pjesë e FC Ballkanit. Sulmuesi Mevlan Zeka dhe Portieri Kenan Haxhihamza jan ardhja më e re tek FC Ballkani”.

“Sot nënshkruam kontratën 2 vjeqare me Zekën dhe për 3 vite me Haxhihamzën për të vazhduar karrierën në klubin tonë. Mevlan Zeka së fundmi ishte pjesë e KF Feronikelit”.

“Kenan Haxhihamza së fundmi ishte pjesë e SC Gjilanit. Të dyve i dëshirojmë mirëseardhje dhe bashkëpunim të mirëfilltë me klubin tonë”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001