Infektuar: 10590|Shëruar: 6138|Vdekur: 354

Zjarrëfikësit kërkojnë kushte më të mira për punë

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, iu është drejtuar me një letër publike institucioneve shtetërore, duke kërkuar më shumë të drejta për zjarrëfikësit.

“Prandaj kërkojmë që në rishikim të buxhetit, të gjitha institucionet qeveritare, nivelit qendror dhe lokal, ministrive përkatëse, deputetëve të bëjnë vërejtjet e tyre rreth votimit dhe të angazhohen që të mbrojnë interesat e shërbimit të zjarrfikësve, dhe të shqyrtohen mundësitë që të sigurohen mjete buxhetore dhe të na krijoni mundësi, të krijoni kushte normale dhe t’i kryeni obligimet që keni ndaj Zjarrfikësve të Kosovës, angazhohuni që shërbimi të jetë funksional dhe të jetë i gatshëm që të kryej misionin në mënyrë të dinjitetshme”.

Beka deklaroi se kërkesat e tyre janë të drejta dhe të bazuara në ligje.

“Kërkesat tona janë të drejta dhe legjitime të bazuara në ligje, mos zbatimi i ligjeve në fuqi, si ligji i punës, ligji i zjarrfikjes dhe shpëtimit,ligji për mbrojtje dhe siguri në punë, rregullorja Nr.33/2012 për shtesa në pagë dhe kompensime tjera, mos implementimi i kontratës së punës , konsiderojmë se është shkelje flagrante e të drejtave të punëtorëve dhe diskriminim total dhe mos zbatimi i këtyre ligjeve ka bë që zjarrfikësit mos t’i gëzojnë këto benefite edhe sot zjarrfikësit janë shërbimi i vetëm qe nuk kompenzohen për orët për ndërrim të natës, orët jashtë orarit, festat shtetërore dhe fetare,koeficienti më i vogël i mundshëm në disa komuna 4.83, kompenzimet për lëndime ne vendin e punës, lëndimet eventuale te zjarrfikëseve edhe në vendin e punës, te gjitha shpenzimet mjekësore duhet që t’i siguroj vet”.

“Shërbimi zjarrfikës dhe shpëtimit meriton tretman tjetër, misioni i zjarrfikësve është shpëtimi i jetës së njeriut dhe te mirave materiale dhe kështu nuk e arsyeton qëllimin e themelimit”.

“Mos na detyroni që kërkesat tona të drejta ti kërkojmë në forma tjera, mos na detyroni që të protestojmë, nuk është vendi i zjarrfikësve në rrugë, por në shërbim te qytetareve, andaj veproni, për ndryshe pasojat do t’i bartni ju”, thuhet në këtë letër të Bekës.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001