Infektuar: 107571|Shëruar: 105658|Vdekur: 2247

Zhduket gruaja shqiptare me djalin 3 vjeçar, dyshime të forta për rrëmbim

Ngjarja ka ndodhur të enjten paradite dhe deri më tani nuk dihet për fatin e gruas dhe djalit vetëm 3 vjeçar

Një grua shqiptare në Gjermani dhe i biri i saj, trevjeçar, janë zhdukur që nga e enjtja paradite, me policinë gjermane që po dyshon se janë kidnapuar drejt Shqipërisë.

Nasibe K. 34-vjeçare dhe Beni, i biri i saj, dyshohet se u kidnapuan me një Audi.

Siç raporton “Bild”, për rastin dyshimet janë lidhur me ish-bashkëshortin e Nasibes, Blerimin.

Hetuesit kanë dyshuar se gjithçka ka ndodhur me plan të tij, dhe të enjten në mbrëmje ai u arrestua në Ratingen.

Mediat gjermane raportojnë se derisa gruaja dhe djali i saj ishin duke pritur autobusin, kur një veturë Audi është ndalur para tyre kanë rrëmbyer gruan dhe djalin 3-vjeçar, përcjell albinfo.ch.

Nën dyshimet se Blerimi ishte prapa kidnapimit, ai u arrestua të enjten, por për shkak se krimi ka qenë i pamundshëm të vërtetohet se është kryer nga ai, të premten është liruar nga Policia.

Pavarësisht se po vijojnë kërkimet për gjetjen e tyre, ende nuk ka asnjë gjurmë.

Nëse keni informacione, telefononi policinë në Bonn 0228 15-0.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001