Infektuar: 9492|Shëruar: 5336|Vdekur: 284

Zgjatet puna në distancë. Stafi i Google në shtëpi deri verën tjetër për shkak të Covidit

Google do t’i lejojë pjesëtarët e stafit të saj të punojnë nga ambjentet e shtëpisë deri në korrikun e ardhshëm, duke u kthyer në kompaninë më të madhe teknologjikee që ndërmerr një hap të tillë përballë epidemisë së COVID-19.

Shefi ekzekutiv i motorit të kërkimit, Sundar Pichai e mori vendimin personalisht pas një debati të brendshëm të anëtarëve të bordit drejtues.

Pak muaj më parë Google kishte deklaruar se do të rifillonte hapjen e zyrave të saj nëpër botë në qershor, por pjesa dërrmuese e stafit të saj do të punojë në distancë të paktën deri në fund të vitit.

Punonjësit e shumë kompanive teknologjike kanë zgjedhur këtë metodë pune që kur epidemia e COVID-19 u përshkallëzua në fillim të marsit dhe shumë prej tyre kanë shprehur prirjen për të vijuar në këtë formë për një afat të pacaktuar.

Në muajin maj, bordi menaxhues i rrjetit social Twitter njoftoi se do t’i lejonte punonjësit që dëshironin të punonin në distancë ta bënin këtë gjë përgjithmonë, ndërsa Facebook deklaroi se pret që gjysma e stafit të punojë nga shtëpia për të paktën 5 ose 10 vitet e ardhshme.

Këto njoftime vijnë teksa Covid-19 i ka bërë gjërat të paparashikueshme për të ardhmen, duke detyruar kompanitë e industrive të ndryshme të rikonceptojnë formën e punës në zyrë.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001