Infektuar: 98435|Shëruar: 84505|Vdekur: 1223

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim përfaqësuesen e MCC-së, flasin për projektet në fokus

Zëvendëskryeministri i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti sot në takim kurtuazie Drejtoreshën e Misionit të MCC-së (Millenium Challenge Corporation) në Kosovë, Sarah Olmstead.

Duke e uruar zëvendëskryeministrin për detyrën e re, Olmstead shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Qeverinë për projektet që MCC i ka në fokus.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Bislimi foli për angazhimin e Qeverisë për më shumë investime në Kosovë me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve./

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001