Infektuar: 15142|Shëruar: 12674|Vdekur: 618

Zemaj takon komunitetin egjiptian, iu ofron mbështetjte

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot gjatë ditës ka takuar përfaqësuesit e komunitetit egjiptian në Kosovë.

Zemaj iu ka ofruar mbështje në menaxhimin e pandemisë, transmeton Klan Kosova.

Gjithashtu, ministri në postimin e tij ka shkruar se ditët në vijim do të bëj një vizitë, për të parë nga afër vështirësitë me të cilat përballet komuniteti egjiptian.

Postimi i tij:

Sot takova përfaqësuesit e komunitetit egjiptian, të cilëve u ofrova mbështetjen time për menaxhimin e pandemisë. I sigurova se ndihma jonë do të vazhdojë.

Sikurse deri më tani, ashtu edhe në të ardhmen, një pjesë e donacioneve që vijnë nga shtetet mike do të shpërndahen në pjesët e Kosovës ku jetojnë egjiptianët dhe komunitetet e tjera.

Gjithashtu, ditët në vijim do të bëj një vizitë, për të parë nga afër vështirësitë me të cilat përballet komuniteti egjiptian.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001