Infektuar: 10419|Shëruar: 6048|Vdekur: 341

Zemaj: Nga e hëna do të fillojë lincencimi i spitaleve private për realizimin e testeve serologjike dhe molekulare

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se do të krijojnë një spital portativ vetëm për pacientët me COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.

Zemaj ka dhënë arsye duke thënë se, po ngarkohet QKUK, me rritjen e numrit të të infektuarve me virus.

“Pasi jemi të vetëdijshëm se me ngarkimin e QKUK-së po rritet mundësia e infektimit me COVID-19 edhe e pacientëve që janë aty për trajtime të tjera”, tha ai.

Po ashtu ka deklaruar se do të fillojë lincencimi i spitaleve private për realizimin e testeve COVID-19.

“Gjithashtu, nga kjo javë do të shtohet numri i inspektorëve në terren, duke rritur kështu mundësinë për zbatimin strikt të masave të caktuara”.

“Ndërsa nga e hëna do të fillojë licencimi i spitaleve private për realizimin e testeve serologjike dhe atyre molekulare”, ka shkruar Zemaj, njofton Telegrafi.


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001