Infektuar: 108371|Shëruar: 106001|Vdekur: 2257

Xhudistët kosovarë arrijnë në Sanjo të Japonisë para Lojërave Olimpike

Xhudistët kosovarë kanë arritur në Japoni para Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Ekipi Olimpik i Xhudos i përbërë nga Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova sapo kanë arritur në qytetin e Sanjos në Japoni.

Ata kanë arritur në Sanjo me autobusin zyrtar ku ishin të shoqëruar edhe nga shefi i misionit në Japoni, Jeton Rudari.

Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova do të jenë bartës të flamurit të Kosovës në ceremoninë hapëse me 23 korrik, ndërsa Kelmendi dhe Distria Krasniqi do të ndeshen në kategoritë e tyre me 24 dhe 25 korrik.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001