Infektuar: 107557|Shëruar: 105652|Vdekur: 2245

Xhafer Tahiri optimist: LDK i fiton 12 komuna në zgjedhje komunale

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri ka thënë se kjo parti pos që do të mbajë komunat aktuale që i ka në qeverisje, do të fitojë edhe disa të reja.

Tahiri thotë se LDK-ja po i bënë hapat e duhura t’i rikonfirmojë komunat aktuale.

“LDK do ta rikthejë Podujevën dhe Prishtinën. Në Klinë katër parti ndahen vetëm me 300 vota. Do të jetë shumë me rëndësi përzgjedhja e kandidatëve. Dragashi do të merret. LDK është mundur nga PDK vetëm me votat e subjekteve minoritare. Nuk do të thotë se është kësaj here minoritarët do të shkojnë me PDK-në”.

Kryetari i Vushtrrisë thotë se gjasat e mëdha janë të rikthehen edhe Prizreni dhe Ferizaji.

“Mund të them se LDK do të fitojë mbi në mbi 10 komuna. LDK fiton së paku 12 komuna në zgjedhje komunale”, ka deklaruar Tahiri, përcjell Telegrafi.

Panelistët tjerë në “Debat Plus” nuk janë pajtuar me këtë parashikim të Tahirit.

Xhevdet Pozhari thotë se LDK mund të fitojë rreth 5 komuna në zgjedhjet e ardhshme komunale.

“LDK do të ketë sukses në zgjedhje nëse fiton 5 komuna”, deklaroi Pozhari.

Dardan Gashi thotë se LDK në fund të procesit do të jetë fituese e zgjedhjeve.

“LDK do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve lokale…LDK do të jetë fituese në më pak 10 komuna”, deklaroi Gashi.

Vehbi kajtazi thotë se LDK do t’i fitojë katër komunat nga tetë ku tashmë janë konfirmuar kandidatët.

Ai thotë se LVV po ka problem të gjejë kandidatë për kryetarë komunash.

Kujtojmë, LDK aktualisht qeverisë shtatë komuna: Pejë, Gjilan, Vushtrri, Lipjan, Istog, Viti, Fushë Kosovë, ndërsa Podujevën që e kishte fituar në zgjedhjet lokale të vitit 2017, e ka humbur pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme kur Agim Veliu u bë Ministër i Brendshëm.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001