Infektuar: 15333|Shëruar: 12987|Vdekur: 619

VV thërret për interpelancë Agim Veliun, për patrullimin e ushtarëve serb

Nënkryetarja e Lëvizjes, njëherit deputetja Fatmire Mulhaxha Kollçaku, në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka paraqitur lëndën që thërret në interpelancë Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliun, për çështjen e patrullimit të pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, respektivisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.


Këtë e ka bërë të ditur VV përmes një njoftimi ne Facebook, transmeton IndeksOnline.


“Vetëpërjashtimi që po bënë Qeveria e Kosovës nga përgjegjësia kushtetuese dhe ligjore për të kontrolluar kufijtë dhe integritetin territorial dhe për të mbrojtur qytetarët, është i papranueshëm dhe dëmton edhe më shumë pozitën e Kosovës. Kjo sjellje e papërgjegjshme sikur ajo pjesë nuk është brenda territorit të Republikës së Kosovës vetëm sa nxitë ndërhyrjet e Serbisë”

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001