Infektuar: 53939|Shëruar: 48066|Vdekur: 1392

Vojvoda pas lëndimit ndaj Milanit: Do të rikthehem më i fortë

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka treguar gjendjen shëndetësore pas lëndimit që pësoi kundër Milanit.

Vojvoda u lëndua në krahë në ndeshjen që Torino e humbi në 11-metërsha ndaj liderit momental të Seria A në kuadër të Kupës së Italisë, përcjellë lajmi.net.

Sot (e enjte), Vojvoda postoi një foto të tij derisa shtoi se do rikthehet më i fortë.

“Çfarë vjen nga Zoti është e mirëpritur. Më i fortë se guri. Do rikthehem më i fortë inshAllah”, shkroi ai.

Këtë edicion Vojvoda ka zhvilluar 12 paraqitje në Seria A duke dhuruar dy asistime.

LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001