Infektuar: 39057|Shëruar: 24427|Vdekur: 1005

“Vijat e kuqe” dhe hipokrizia politike në Kosovë

Shkruan: Ferat Shala

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, ndër të tjera, janë karakterizuar nga një qëndrim, i pothuajse të gjitha partive për të mos hyrë në kolicion me PDK-në.
Ky qëndrim u artikulua zëshëm gjatë gjithë fushtës zgjedhore dhe pas zgjdhjeve, me togëfjalëshin “vijat e kuqe”. Pra, ata thoshin se kishin vija të kuqe për PDK-në, për të mos hyrë në asnjë formë në një koalicion qeverisës, edhe pse PDK pas zgjedhjeve ishte deklaruar vetë se nuk do të përfshihej në qeveri në asnjë lloj koalicioni.

Në gjithë këtë kohë, partitë e pozitës dhe opozitës, vazhduan me “diferencimin” e PDK-së. Por, sot, gjërat kanë ndryshuar: partitë e koalicionit qeverisës e duan PDK-në në qeveri, ndërsa LVV kërkon votat e saj për të rrëzuar qeverinë, dhe nuk përmend më vijat e kuqe, e nuk mohon një koalicion të mundshëm në të ardhmen me PDK-në.

Çfarë po ndodh në të vërtetë, a ka ndryshuar PDK apo kanë ndryshuar partitë e tjera?! Ku mbeten vijat e kuqe? Ku mbeten parimet e trumbetuara aq shumë? Ku mbeten programet politike? Dhe mbi të gjitha, ku mbeti premtimi që ju dhanë qytetarëve?

Të gjitha këto pyetje janë në zemër të debatit politik të Kosovës së sotme. Ato janë skica e qartë e normave morale e politike mbi të cilat funksionon politika e Kosovës sot, mbi të cilën funksionojnë partitë e “vijave të kuqe”.
Në shikim të parë duket sikur përgjigja në pyetjet si më sipër është e komplikuar dhe se duhet një analize e gjatë e shumë faktorëve dhe mendimeve. Por në të vërtetë kjo nuk është kështu. Përgjigja është e thjeshtë dhe krejt e qartë: kemi të bëjmë me hipokrizinë politike, diçka që në Kosovën e sotme është bërë standard, është kthyer në normë.

Kjo qasje, mashtron njerëz, u merr votën, e përdor atë për gjithçka, përvec në emër dhe për llogari të të cilëvë është kërkuar dhe marrë ai besim nga qytetarët e Kosovës. Sapo ato vijnë në pushtet harrojnë premtimet dhe atë shpirtin e “pastër” të para pushtetit.

Këto parti e kanë sofistikuar hipokrizinë politike në atë masë që e kanë vendosur një pjesë të konsiderushme të elektoratit në huti dhe lajthitje të thellë, duke ju pamundësuar që të dallojnë të mirën nga e keqja dhe të drejtin nga mashtruesi.

E gjitha kjo shpërfaqë një të vërtetë të madhe dhe krejt të qartë: pa PDK-në nuk mund të ndodhin procese të mëdha dhe zhvillime pozitive në Kosovë. Këtë po e dëshmojnë përpjekjet e dështuara për qeverisje funksionale të qeverisë së tashme dhe qeverisë para saj.
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, E brendshme
LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001