Infektuar: 15333|Shëruar: 12987|Vdekur: 619

Video: Lufta dhe lotët e Majlinda Kelmendit gjatë triumfit në Rio 2016

Pasi sot janë bërë katër vjet nga suksesi historik i Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, videoja e finales së luftuar me djersë nga xhudistja pejane dhe lotët e festës pas arritjes së medaljes së artë janë kthyer sërish në vëmendje e sportdashësve në Kosovë.

Më 7 gusht të vitit 2016, Majlinda Kelmendi shkoi histori në Kosovë duke e fituar medaljen e parë të artë të vendit në debutimin në Lojërat Olimpike, duke bërë kështu që Kosova të jetë në mesin e 106 shteteve të botës që kanë të paktën një medalje të artë në koleksionin e tyre.

Majlinda, në atë kohë 25-vjeçare, kishte triumfuar në kategorinë e peshave deri në 52 kilogramë, pasi që e kishte mposhtur italianen Odette Giuffrida me “yoku” në finale. Pas triumfit, pejania ishte ulur në gjunjë dhe kishte filluar të qante, pak para se të shkonte te një grup i vogël i përkrahësve, të cilët po thërritnin “Kosova, Kosova!”.

Momentin e fitores së Majlindës dhe festën e saj pas triumfit mund ta shikoni në videon e mëposhtme.


Kjo kishte qenë hera e dytë që kosovarja kishte marrë pjesë në Lojërat Olimpike, pasi që ajo kishe garuar edhe në Lojërat Olimpike “Londër 2012”, kur e kishte përfaqësuar Shqipërinë.

Komiteti Olimpik i Kosovës ishte themeluar në vitin 1992, por u pranua nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik vetëm në vitin 2014.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001