Infektuar: 17560|Shëruar: 14923|Vdekur: 662

Veseli: Zona e Kabashit, pasuri e madhe natyrore dhe kulturore, me potencial të jashtëzakonshëm të turizmit malor

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka vendosur që këtë të diele ta kalojë në anën e Prizrenit.

Me këtë rast, Veseli ka ndaluar në disa prej vendeve më atraktive të kësaj zone, siç është edhe zona e Kabashit.

Veseli tha se ndalesën e parë e pati tek kalaja e Korishës, duke vazhduar tek shtabi i UÇK-së, e në fund në majat e bjeshkëve të Kabashit,

Veseli theksoi se duke pasur parasysh pasurinë e madhe natyrore dhe kulturore dhe potencialin e jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit malor, është propozuar një ligj i posaçëm për të mbrojtur e promovuar këtë lokalitet me traditë të lashtë e të çmuar.

Postimi i plotë:

Zona e Kabashit në Prizren, është një ndër rajonet më të bukura në Kosovë, që meriton të eksplorohet nga më shumë vizitorë. Ndalesën time të parë e pata tek kalaja e Korishës, një vendbanim i rëndësishëm që zanafillën e ka prej bronzit të hershëm. Mandej vizitova edhe shtabin UÇK-së, që qëndron aty si dëshmi për patriotizmin e madh të banorëve të kësaj krahine. Në fund u ngjita në majat e bjeshkëve të Kabashit prej ku mund shikohet një pjesë e mirë e Kosovës. Duke patur parasysh pasurinë e madhe natyrore dhe kulturore dhe potencialin e jashtëzakonshëm për për zhvillimin e turizmit malor, ne kemi propozuar një ligj të posaçëm për ta mbrojtur e promovuar këtë lokalitet me traditë të lashtë e të çmuar.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001