Infektuar: 17414|Shëruar: 14868|Vdekur: 660

Veseli: Neglizhenca e Qeverisë po rrezikon ekzistencën e bizneseve dhe fatin e mijëra punëtorëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar bizneset e prekura nga pandemia në Malishevë, ku gjatë takimit me banorët ka thënë se “E di që jeni të lënë pas dore nga Qeveria dhe me të drejtë jeni të shqetësuar nga arbitrariteti i autoriteteve shtetërore”.

Në takimin e tij që kishte me shumë ndërmarrës në Tërpezë, Veseli ka shprehur pakënaqësinë e tij të madhe me neglizhencën e Qeverisë ndaj bizneseve gjatë pandemisë.

Veseli ka thënë se PDK-ja është aleate e biznesit dhe është për keqardhje trajtimi që dy qeveritë e fundit i kanë bërë atyre gjatë kësaj periudhe.

“Sot jam me këtu me ju për t’u interesuar për gjendjen tuaj dhe për t’u konsultuar lidhur me veprimet që duhen bërë për të riparuar dëmet e pandemisë e për të dalë nga kriza aktuale. E di që jeni të lënë pas dore nga Qeveria dhe me të drejtë jeni të shqetësuar nga arbitrariteti i autoriteteve shtetërore.”, ka thënë Veseli.

“Dera e Partisë Demokratike të Kosovës do të mbetet gjithmonë e hapur për ju si ndërmarrës sepse ju jeni motori që zhvillon ekonominë e siguron të ardhura për shumicën e familjeve të Kosovës.”, ka shtuar Veseli.

Pas takimit me ndërmarrës, Veseli është ndalur edhe te pemishtja me pronar Qamil Hotin dhe pika e grumbullimit të qumështit me pronar Sami Krasniqin, në Carallukë.

Gjatë kësaj vizite, ai ka thënë se sektori i prodhimit është më i rëndësishmi në vend dhe më i neglizhuari.

“Politikanët e Vetëvendosjes që më së shumti janë thirrur tek mbrojtja e prodhimeve vendore i braktisën ata totalisht gjatë pandemisë. Jo vetëm që nuk i ndihmuan por edhe i dëmtuan duke hequr taksën pa asnjë kusht duke mundësuar vërshimin e produkteve të Serbisë të cilat janë të subvencionuara dhe i vendosin prodhimet vendore në konkurrencë të pandershme.”, ka thënë Veseli.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001