Infektuar: 56138|Shëruar: 499604|Vdekur: 1433

Vërshimet përfshijnë Xhaminë e Plumbit në Shkodër

Pak ditë pasi shteti turk është zotuar ta konservojë dhe restaurojë Xhaminë e Plumbit në Shkodër, monumenti është përmbytur nga ujërat. Reshjet e fundit kanë bërë që zona e Shkodrës të ketë probleme me ujëra. Monumentet kanë pasur të njëjtin fat.

Por, sipas Qeverisë shqiptare, punonjësit e drejtorive rajonale të trashëgimisë kulturore në të gjithë vendin janë në gatishmëri maksimale dhe fatmirësisht në zonat më të prekura nga reshjet e shiut, ku ka pasur dhe përmbytje në Shkodër e Lezhë, nuk hasen problematika të mëdha në monumentet e kulturës.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka thënë se i vetmi monument kulture i përmbytur është Xhamia e Plumbit në Shkodër.

“Në këtë situatë të ngarkuar për shkak të reshjeve të ditëve të fundit, punonjësit e drejtorive rajonale të trashëgimisë kulturore në të gjithë vendin janë në gatishmëri maksimale. Pas inspektimeve në terren u konstatua se edhe në zonat ku janë shkaktuar përmbytjet më të shumta, në Lezhë e në Shkodër, nuk hasen problematika të mëdha në monumentet e kulturës. I vetmi monument i përmbytur është Xhamia e Plumbit në Shkodër, për restaurimin dhe sistemimin e së cilës sapo nënshkruam një marrëveshje me Qeverinë turke”, ka thënë Margari.

Javën e kaluar midis shumë marrëveshjeve që u nënshkruan nga përfaqësuesit qeveritarë të Shqipërisë dhe Turqisë, ishte edhe ajo për restaurimin e Xhamisë së Plumbit. Ky monument kulture i kategorisë së parë është ndërtuar midis viteve 1773 dhe 177. Xhamia u ndërtua me gurë të sjellë prej qytetarëve me sistem zinxhir dorë më dorë prej fshatit Guri i Zi.

LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001