Infektuar: 17560|Shëruar: 14923|Vdekur: 662

Vera Ora me mesazh motivues në muajin e ndërgjegjësimit

Nëna e Rita Orës e ka dhënë një mesazh të veçantë e motivues.

Përveç Rita Orës, edhe familja e saj është bërë pjesë e mediave rozë për shumë arsye, shkruan lajmi.net.

Sidomos nëna e saj Vera Ora, e cila edhe së fundmi mori vëmendjen me mesazhin e dhënë.

Ajo publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi krah bashkëshortit të aj, Besnikut, në mbishkrimin e së cilës ua kujtoi të gjitha grave që të kryejnë me rregull kontrollet mjekësore dhe të kujdesen për shëndetin e tyre.

“Bukuroshet e mija të dashura, është muaji për të bërë kontrollet kryesore të jetës suaj, lufto kundër kancerit të gjirit. Mos hezito, shko për kontroll të lutem! E ju o burra/partnerë, ndihmoni dhe suportoni femrat e juaja se sëmundja afekton të gjithë të afërmit tuaj”, ka shkruar ajo pranë postimit.

Ndërkaq bie në sy edhe komenti i Ritës e cila ua ka shprehur dashurinë prindërve publikisht.

“I dua prindërit e mi”, ka shkruar Rita ndër të tjera pranë postimit.


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001