Infektuar: 71344|Shëruar: 61014|Vdekur: 1627

Vendimet e Komisionit Disiplinor në Serie A, shumë lojtarë të suspenduar për raundin e ardhshëm

Komisioni Disiplinor ka marrë vendim që të suspendoj për një ndeshje trajnerin e Atalanta, Gian Piero Gasperin dhe trajneri i Benevento, Filippo Inzagi.

Përpos kësaj, Gasperini u dënua edhe me 15 mijë euro, derisa edhe 11 lojtarë të tjerë janë suspenduar për raundin e ardhshëm.

Mbrojtësi i Benevento Kamil Glik është pezulluar për një ndeshje, ndërsa Bologna duhet të përballet pa Aaron Hickey në ndeshjen e ardhshme.

Udinese do të jetë pa Roberto Pereyra dhe Marvin Zeegelaar për ndeshjen kundër Fiorentina.

Danilo do të humbasë ndeshjen e ardhshme për Juventusin kundër Hellas Verona, ndërsa Lazio duhet të përballet pa Gonzalo Escalante.

Interi është pa Achraf Hakimin kur luan me Genoa dhe Atalanta duhet të përballet pa Berat Djimsiti kundër Sampdoria.

Adrien Silva do të mungojë për Blucerchiati, ndërsa dyshja e Parma Gaston Brugman dhe Mattia Bani do të shërbejnë një skualifikim me një ndeshje.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001