Infektuar: 15142|Shëruar: 12674|Vdekur: 618

Vdes nga COVID-19, 34-vjeçari zyrtar i Komunës së Shtimes

Mbrëmë ka vdekur nga koronavirusi në moshën 34-vjeçare, zyrtari i Komunës së Shtimes, Afrim Tafa.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i komunës, Naim Ismajli. Ai ka treguar se Tafa ishte i prekur me COVID-19.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëpunëtorit dhe kolegut Afrim Tafa, i cili si pasojë e virusit COVID-19 sot ndërroi jetë”, ka shkruar Ismajli në Facebook. “Këto ditë vazhdimisht kisha kontakte përmes telefonit me personelin mjekësor dhe familjarët e tij. Shpresoja që Afrim djali, si e quaja unë, do të përballonte këtë sfidë. Por ja që afrimi nuk ia doli dhe na mërziti shumë. Ishte i ri, një djalë me shumë urtësi e energji për jetën i duhej akoma familjes, shoqërisë dhe vendit”.

Në emër të Komunbës së Shtimes, Ismajli ka shprehur ngushëllime për familjen e Tafës.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001