Infektuar: 71344|Shëruar: 61014|Vdekur: 1627

Vdes këmbësori që u godit nga një veturë në Podujevë

Një person ka ndërruar jetë si pasojë goditjes që mori nga një veturë në lëvizje në fshatin Shakovicë të komunës së Podujevës.

Rasti në fjalë është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se këmbësori është dërguar për tretman mjekësor, por që i njëjti nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 19:30, në fshatin Shakovicë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor. Ju njoftojmë se këmbësori V.A. mashkull 67 vjeç, i lënduar në aksident nuk ka arrit të përballoj plagët e shkatuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë në Podujevë. Bazuar në informatat e fundit të pranuara nga vendi i ngjarjes tretman mjekësor ka kërkuar edhe një person tjetër (pasagjer në veturën e përfshirë në aksident)”, tha Ahmeti.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001