Infektuar: 68452|Shëruar: 59129|Vdekur: 1608

Vdes i lënduari në aksident trafiku më 8 janar në Kaçanik

Derisa ishte në trajtim mjekësor, ka vdekur personi i cili ishte aksidentuar më 8 janar në fshatin Kovaqec të Kaçanikut.

Aksidenti kishte ndodhur mesditën e 8 janarit, ndërkaq lëndime të rënda kishte pësuar një person.

Viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor jashtë vendit, ndërkaq nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra në aksident.

“Fsh. Kovaqec, Kaçanik (NN) 08.01.2021 – 12:37. Lidhur me rastin, është raportuar se viktima mashkull kosovar, që ishte në tretman mjekësor në një spital jashtë vendit, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001