Infektuar: 3178|Shëruar: 1824|Vdekur: 58

Vazhdon të përkeqësohet situata, ja sa pacientë me koronavirus ndërruan jetë dje në Shqipëri

Shtrirje të reja në spital e rritje të numrit të të infektuarve në Shqipëri po shënohen çdo ditë. Tre qytetarë dje ndërruan jetë si pasojë e komplikimeve nga infektimi me koronë, shkruan Literal Media.

"Në Spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre në terapi intensive dhe 3 janë të intubuar. Nga 371 testime të kryera në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitiv 69 raste", bëri të ditur Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë.

Lajmi i mirë është se janë shëruar plotësisht 25 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 1459 qytetarë.


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001