Infektuar: 10590|Shëruar: 6138|Vdekur: 354

Vazhdon përkeqësimi i situatës, shtrime të reja me koronavirus në spitalet e Tiranës

Raste të reja me koronavirus dhe shtrime të reja në spital u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, shkruan Literal Media.

Një 64 vjeçare nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Lezha nga Elbasani kanë humbur jetën si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi. Situata paraqitet shumë serioze edhe në spitalin infektiv bëri të ditur Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.

'Të shtruar janë 98 pacientë, 10 janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar dhe në gjendje të rëndë', u shpreh Daja.

Ajo tregoi se në 24 orët e fundit janë kryer 451 testime për COVID-19 dhe pozitiv kanë rezultuar 96 prej tyre.

Të shëruar tashmë janë 2062 pacientë qysh nga fillimi i epidemisë. 1508 janë ende aktiv me virus.

Njoftimi i plotë:



LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001