Infektuar: 19131|Shëruar: 15323|Vdekur: 679

VAR-i ia mohon fitoren Liverpoolit, derbi mbyllet 2-2

Gol në minutën e 93-të, Liverpooli në festë… por, VAR-i ndërhyri dhe prishi gjithçka, në fund sfida u mbyllë 2-2

Evertoni dhe Liverpooli kanë dhuruar spektakël në ‘Goodison Park’, në derbin e “Merseyside”.

Pati pothuajse gjithçka në këtë ndeshje, në fund u mbyllë 2-2.

Liverpooli ishte afër t’i marrë pikët e plota pasi në minutën e 93-të, Henderson shënoi për 3-2, por me ndërhyrjen e VAR, edhe pse vështirë për t’u dalluar, u anulua goli.

Redsat dy herë kaluan në epërsi në këtë ndeshje me golat e Sadio Mane dhe Mohamed Salah, por vendasit, që ishin në super formë në këtë start sezoni – 4 ndeshje, 4 fitore, dy herë barazuan me anë të Michael Keane dhe Dominic Calvert-Lewin.

Evertoni e humbi Richarlisonin, pasi u përjashtua me të kuq në minutën e 90’, raporton Gazeta Express.

Evertoni mbetet lider në Premierligë me 13 pikë, derisa Liverpooli tani e dyta me 10 pikë

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001