Infektuar: 39057|Shëruar: 24427|Vdekur: 1005

Vaksina anti-covid më shpejt se sa e kishim imagjinuar, ja kur do të shpërndahet në Europë

Vaksina anti-covid mund të shpërndahet në Europë duke nisur që nga mesi i muajit dhjetor.

Lajmin e dha vetë shefi ekzekutiv i Biontech, pas njoftimit se vaksina e Pfizer dhe Biontech mund të ofrojë një mbrojtje deri në 95% nga virusi Covid-19.

Ai theksoi se gjithcka varet edhe nga kërkesat që do të merren në lidhje me vaksinën.

“Nëse bëjmë llogari optimiste në Europë, vaksina mund të aprovohet në gjysmën e dytë të muajit dhjetor. Do të varet nga kërkesat që do të marrim dhe nëse kushtet do të jenë plotësuar. Në Shtetet e Bashkuara aprovimi është i mundur në fund të gjysmës së parë të dhjetorit. Ne kemi vëzhguar 95%, mbrojtje nga sëmundja”, u shpreh Ugur Sahin, shefi ekzekutiv i Biontech.

Sakaq zyrtarët dhe kompanitë private janë të gatshëm t’i shpërndajnë vaksinat

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001