Infektuar: 10419|Shëruar: 6048|Vdekur: 341

Vajza një vjeçare e Kobe dhe Vanessa Bryant ende e kujton babanë e saj

Vanessa Bryant, së fundmi ka treguar se si vajza më e vogël, Capri ende e kujton babanë e saj, Kobe.

Një gjë të tillë e ka bërë përmes rrjetit social Instagram, ndërsa kishte ndarë disa imazhe të vajzës, e cila ecte sikurse basketbollisti.

“Këmbët e Cabri janë sikurse të babait të saj”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Në po të njëjtin postim, një vjeçarja ishte duke hedhur hapat sikurse Kobe bënte gjatë lojës në NBA.

Po ashtu, gjatë ditëlindjes së saj të 38-të, ajo kishte publikuar edhe një video, ndërsa Capri e kujtonte babanë e saj.

Kujtojmë se ylli i basketbollit, Kobe Bryant së bashku me vajzën e tij Gianna, ndërruan jetë pas një aksidenti që u shkaktua në helikopterin e tyre.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001