Infektuar: 39057|Shëruar: 24427|Vdekur: 1005

United do ta huazojë përsëri portierin Dean Henderson

Dean Henderson është rikthyer te Manchester United pas huazimit një vjeçar te Sheffield United.

Portieri i ri anglez shkëlqeu me Sheffieldin, por Djajtë e Kuq vendosën ta rikthejnë atë në Old Traford.

Megjithatë portieri i talentuar anglez nuk ka pasur hapësirat e duhura pasi ka mbrojtur në vetëm tri takime.

Henderson ka mbrojtur ndaj Basaksehirit në Ligën e Kampionëve si dhe ndaj Luton e Brighton në Kupën e Anglisë.

Por ai ka kërkuar largimin nga United në janar, pasi dëshiron të mbrojë rregullisht në mënyrë që të marrë pjesë në Kampionatin Evropian me Anglinë.

United po mendon huazimin e lojtarit gjatë afatit kalimtar të janarit dhe duket se e ardhmja e tij do të jetë në Skoci.

Kampioni në fuqi i Skocisë, Celtic Glasgow ka shprehur interesim për huazimin e Henderson ku i ka garantuar pozitën e titullarit.

23-vjeçari ka pranuar huazimin te Celtic dhe tani pritet të hapet afati kalimtar dimëror që ky huazim të zyrtarizohet nga të dyja klubet.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001