Infektuar: 108371|Shëruar: 106001|Vdekur: 2257

U raportua së hoqi qëllimisht kryqin e Kishës së Shkodrës nga klipi, Capital T sqarohet sërish

Trim Ademi apo siç njihet në estradë Capital T sot ka qenë pothuajse top-temë e mediave rozë.

Kjo pasi, artisti shqiptar u komentua për një gabim që ka ndodhur në klipin e tij realizuar së fundmi, shkruan lajmi.net.

Krahas pamjeve tjera në vende të ndryshme, Kapo ka zgjedhur edhe Shkodrën derisa në një pjesë të klipit shfaqet kisha e qytetit megjithatë aty mori vëmendja mungesa e shenjës së kryqit e cila shkaktoi reagime të shumta.

Ndërkohë, në një prononcim për lajmi.net, Capital T u sqarua teksa tha se ka qenë gabim i produksionit gjatë montazhës dhe e kanë nxjerr versionin e gabuar.

Tutje, këngëtari shtoi se është duke u rregulluar në YouTube dhe se ai nuk ka qenë në dijeni për këtë dhe nuk ka qenë kërkesë e tij që kjo të ndodhë.

“Produksioni e ka bo një gabim duke i bo montazhat edhe në fund të fundit e ka nxjerr versionin e gabum se i ka bo katër, pesë versione dhe e ka nxjerr versionin e gabum tash është në proces ne YouTube tu u mundu me u ndrru. Unë s’kom pas dijeni për këtë punë dhe nuk ka qenë kërkesë e jemja as produksioni nuk e ka bo me qellim thjesht një filtër që e kanë qit në qiell për me e rregullu ngjyrën e qiellit e ka bo me u zhduk kryqi. S’ka qenë asnjë qellim me ofendu dikë se është absurde me bo diçka që t’dëmton ty në imazh po ashtu edhe produksioni osht me emër në punën e tyne kështu që kjo ka qenë e rastësishme. Kom kërku falje publike për ata qe jon ofendu, kom sqaru që s’kom kurgjo gisht n’këtë fare pune edhe shumë e thjesht”, tha Capital T
LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001