Infektuar: 15379|Shëruar: 13088|Vdekur: 620

U mbajt takimi online i presidentit Çeferin me presidentët e 55 federatave anëtare të UEFA-s

Sot është mbajtur takimi online i presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin me 55 presidentët e federatave anëtare.

Në këtë takim dy orësh, në të cilin mori pjesë presidenti Agim Ademi, u bisedua për situatën aktuale në secilën federatë, për gjendjen e pandemisë, ndeshjet e ekipeve Kombëtare të meshkujve dhe të femrave, të klubeve, të futsallit si dhe rrjedhën e fillimit të kampionateve, rikthimin e tifozëve në stadiume dhe për rreziqet financiare si pasojë e pandemisë.

Gjatë këtij takimi u dakordua që federatat të jenë në kontakt të vazhdueshëm me UEFA-n dhe për çdo ndryshim eventual të situatës së pandemisë apo situatave tjera të lajmërohen organet e UEFA-s. Presidenti Çeferin ka thënë se UEFA e kupton vështirësinë e federatave për zhvillimin e kampionateve nacionale ngase varet nga autoritetet e secilit shtet, të cilat herë janë në listën e kuqe e herë në listën e gjelbër të situatës së pandemisë, por se futbolli duhet të vazhdojë normalisht nën respektimin e protokollit shëndetësor, sepse siç ka thënë Çeferein vetëm me sport mund ta ndryshojmë ndjenjën dhe ta largojmë frikën e njerëzve nga Covid-19.

Tutje presidenti i UEFA-s ka shprehur besimin e tij se shumë shpejtë do të kthejnë një numër të tifozëve në stadiume dhe për këtë qëllim janë duke zhvilluar bisedime me autoritetet e secilit shtet. Ai bëri me dije se një vendim për këtë çështje do të merret shumë shpejt, teksa u shpreh i lumtur që ka filluar edicioni i ri. Njëherësh Çeferin kërkoi që në të gjitha federatat akterët e ndeshjeve dhe anëtarët e federatave të jenë mirëkuptues dhe mos të bëhen pengesë e zhvillimit të futbollit.

Po ashtu, ai ftoj të gjithë që të dëgjojnë këshillat e presidentëve dhe Komiteteve Ekzekutive të federatave sepse ata janë më të informuarit dhe i dinë më së miri edhe vështirësitë financiare. Në fund, Çeferin shprehu shpresën se edhe autoritetet e secilit shtet do të ndihmojnë në lejimin e zhvillimit të futbollit dhe në investim në këtë periudhë të vështirë.

Në fund të takimit të 55 presidentët e federatave anëtare i përkrahën vendimet e presidentit Çeferin dhe të UEFA-s për zhvillimin e futbollit dhe të ndeshjeve.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001