Infektuar: 19131|Shëruar: 15323|Vdekur: 679

Twitteri bie nga sistemi

Twitteri ka përjetuar ndërprerje të madhe të sistemit, gjë e cila ka prekur përdoruesit e tij rreth botës.

Gjiganti social ka thënë se problemi është shkaktuar nga një “ndryshim pa dashje” që ka bërë në sistemet e brendshme.

Njerëzit në SHBA dhe Britani nuk kanë mundur të përdorin platformën për më shumë se një orë, raporton BBC.

Shërbimi më vonë është rikthyer ndërsa kompania me bazë në Kaliforni ka thënë se faqja do të punonte së shpejti për të gjithë përdoruesit.

Sipas DownDetector.com, raportimet për probleme me Twitterin filluar të enjten rreth orës 21:30. Thuhej se përdoruesit nga bota, përfshirë Japoninë, Australinë, Argjentinën dhe Francën kanë raportuar se nuk kanë mundur të kyçen dhe të përdorin platformën.

Në SHBA ka pasur dhjetëra-mijëra raportime të problemit.

Përdoruesve u është dërguar mesazh si, “diçka nuk është në rregull” ose “Postimi ka dështuar: Diçka nuk është në rregull. Ju lutem provoni më vonë”.

Twitteri ka thënë se nuk ka pasur shenja të hakimit.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001