Infektuar: 38431|Shëruar: 23754|Vdekur: 989

Turqia propozon filmin “Miracle in Cell No. 7” për në ‘Oscars 2021’

“Miracle in Cell No. 7” është filmi i cili rrëmbeu zemrat e të gjithëve gjatë muajve të karantinës.

Filmi i cili në turqish quhet “Yedinci Kogustaki Mucize”, trajton historinë e një fëmije dhe babait të saj me të meta mendore. Ky projekt filmik është pjesë e shtëpisë së madhe mediatike, Netflix.

Pasi theu rekordet e shikueshmërisë, “Miracle in Cell No. 7” tashmë është propozuar nga Turqia si filmi përfaqësues i vendit në garën e nominimeve për “Oscars 2021”.

Këtë lajm e ka bërë të ditur aktorja e cila luan Ova-n në këtë film, Nisa Sofiya, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi të posterit të filmit, duke shkruar në mbishkrimin e saj se filmi është propozim i Qendrës Kinematografike Turke për nominimet e Çmimeve të Akademisë.

“I nominuari për filmin më të mirë ndërkombëtar për ‘Oscars’, Turqi, Mehmet Ada, ai ishte regjisori i filmit tonë”, ka shkruar Sofiya në Instagram.
LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001