Infektuar: 9049|Shëruar: 4979|Vdekur: 256

Trumpi do ta ndalojë TikTok-un në SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se do ta ndalojë aplikacionin kinez TikTok në SHBA, shkruan BBC.

Ai i ka thënë gazetarëve se sot do ta nënshkruaj një urdhër ekzekutiv.

Zyrtarët e sigurisë në SHBA kanë shprehur shqetësimin se aplikacioni, që është në pronë të firmës kineze ByteDance, mund të përdoret për të mbledhur të dhënat personale të amerikanëve.

Aplikacioni që po rritet shpejt ka deri në 80 milionë përdorues aktivë në muaj në Amerikë dhe ndalesa do të ishte goditje e rëndë për ByteDance.

“Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA”, ka thënë Trump.

Zëdhënësja e TikTok-ut, Hilary McQuaide, ka refuzuar të komentojë këtë lëvizje, por thotë se kompania është e bindur në suksesin afatgjatë të këtij aplikacioni.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001