Infektuar: 56138|Shëruar: 499604|Vdekur: 1433

Tri xhiro pa përfunduar kampionati, këto janë çiftet komplete, vjeshta mbyllet me një superderbi

Elita e futbollit kosovar sivjet si kurrë më parë sivjet është duke sjellë një garë tejet interesante dhe joshëse për t’u ndjekur.

Ashtu siç është paralajmëruar se Ballkani, Drita e Prishtina do ta kenë fjalën kryesore ashtu edhe po del, edhe pse kjo e fundit (Prishtina), ka pasur luhatshmëri në rezultate.

Padyshim deri tash skuadra më stabile është treguar Ballkani derisa ekipi që ka dëshpëruar më së shumti është Llapi.

Sido që të jetë deri në përfundim të stinorit vjeshtor kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar dhe gjërat deri atëherë mund të ndryshojnë, por jo edhe në kreun e tabelës, pasi Ballkani e Drita nuk po gabojnë dhe besohet se këtë ritëm kanë forcë ta mbajnë deri në fund.

Padyshim këto tri javët e fundit do të sjellin ndeshje mjaft joshëse, derisa kapakun do t’ia vë xhiroja e fundit që mbyllet me 14 dhjetor, derisa ndeshja kryesore e asaj jave do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” ndërmjet Ballkanit e Prishtinës.

Më poshtë keni çiftet komplete të tri javëve të fundit.

Image

LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001