Infektuar: 98435|Shëruar: 84505|Vdekur: 1223

Tregohet se kush ishin gratë që u arrestuan, pasi u zhveshën për të pozuar në ballkonin e një ndërtese në Dubai

Modelet e ndaluara në Dubai për shkelje të ligjeve të mirësjelljes publike janë nga ish-shtetet Sovjetike.

Thënë më saktë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se ato janë nga Rusia, Bjellorusia dhe Moldavia – me 11 të konfirmuar si ukrainase nga ministria e jashtme e vendit.

Ndërsa një burrë rus i cili u arrestua si organizator i xhirimit ‘të pahijshëm’ në një ballkon në Emiratet e Bashkuara Arabe është identifikuar nga media e Moskës si Alexey Kontsov, 33 vjeç.

Kuptohet që ai i tha policisë se ishte në një apartament aty pranë dhe kishte filmuar spektaklin duke treguar gratë e zhveshura.

Ai pretendon se më pas ka bërë ‘gabimin fatal’ të shpërndarjes së videos, një krim i mundshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Si pasojë, ai ka angazhuar avokatë për të kërkuar lirimin e tij nga burgu i Dubait.


Ndërkohë media ruse Life – një grup mediatik i kontrolluar nga partneri i dyshuar i Vladimir Putinit dhe ish-gjimnastja olimpike Alina Kabaeva – raportoi rreth 40 modele të përfshira në një projekt që ka shkaktuar shqetësime të mëdha në Dubai.

Siç ishte thënë më herët, pamjet e së shtunës ishin në një ballkon në zonën e pasur të Dubai Marina dhe u pa nga njerëzit nga rrokaqiejt fqinjë.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001