Infektuar: 105715|Shëruar: 96012|Vdekur: 2191

Trazirat në Old Trafford nuk i ndryshojnë mendjen Familjes Glazers

Tifozët e Manchester United janë duke kërkuar nga Familja Galzers që të shesin sa më parë klubin.

Tentimi për të krijuar Superligën Evropiane, acaroi jashtë mase përkrahësit e Djajve të Kuq, të cilët ishin të mllefosur edhe më parë për shkak  të mungesës së trofeve.

Sipas asaj që raporton The Guardian, Familja Glazers nuk është e interesuar të shesin klubin dhe e vlerësojnë atë në shumë e shtatë miliardë euro.

Vlera reale e klubit sillet rreth tre miliardë euro, pasi vlera e tyre ka rënë në treg dhe ka të interesuar nga Arabia Suadite.

Protestat e organizuara të dielën e javës së kaluar bën që të anulohej takimi i United me Liverpoolin në Old Trafford.

Kështu, tifozët janë të vendosur që t’i largojnë pronarët dhe vetëm një gjë e madhe mund të shpëtojë Familjen Glazers. 

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001