Infektuar: 71344|Shëruar: 61014|Vdekur: 1627

Thaçi: Një shtet i fortë shqiptar në Ballkan, është interes i Amerikës

Analisti Jusuf Thaçi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se një shtet i fuqishëm shqiptar në Ballkan, duke aluduar në bashkimin kombëtar të Kosovës dhe Shqipërisë, është në interesin amerikan.

“Unë besoj fuqishëm që një shtet i fuqishëm shqiptar në Ballkan është interes amerikan, kjo do të shihet në një periudhë afatmesme”, është shprehur Thaçi.

Thaçi gjithashtu tha se ne sot jemi shtet multientik për shkak të rrëshqitjes së politikanëve kosovarë.

“Ne shtet multietnik jemi për shkak të rrëshqitjeve të politikanëve tonë”, shtoi Jusufi.

Tutje, Thaçi se kosovarët janë 90% pro bashkimit kombëtar.

“Kur ia heqim frikën që kjo ide imponohet, unë jam i bindur që ideja e bashkimit kombëtar shkon mbi 90 për qind dhe unë vë bast për këtë”.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001