Infektuar: 10059|Shëruar: 5792|Vdekur: 316

Teoria e ish- ministrit: Në Kosovë mund të ketë deri në 800 mijë persona të infektuar

Ish’ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani ka shkruar në Facebook se nuk janë duke i bërë përshtypje shifrat e larta të personave të infektuar me koronavirus aq sa përqindja e rasteve pozitive prej totalit të të testuarve.

Sipas anëtarit të LDK’së, në Kosovë mund të ketë deri në 800 mijë të infektuar me COVID 19.

Ai ka thënë se ekspertët duhet të marrin një mostër shkencërisht të besueshme, ku bëhen teste dhe mbi bazën e rezultateve ngritët strategjia e vazhdimit tutje.

“Ose jemi ka i zbulojmë saktë burimet dhe kontaktet, ose jemi 7-800.000 të infektuar!?

Unë mendoj se ekspertët duhet të marrin një mostër shkencërisht të besueshme, të bëhen testet dhe mbi bazën e rezultateve të ngritët edhe strategjia e vazhdimit më tutje.

Kështu nuk është ka funksionon, përkundër angazhimit’, ka shkruar ai.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001