Infektuar: 107557|Shëruar: 105652|Vdekur: 2245

Tahiri: Të adresohet çështja e regjistrimit të tokës për qytetarët e vendit

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka kërkuar nga Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës që të veprojë në adresimin e çështjes së regjistrimit të tokës për qytetarët e Kosovës.

Këtë kërkesë Tahiri e ka bërë në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, duke shtuar se kjo do të stimulojë zhvillimin ekonomik-lokal në komuna.

“Kërkova nga Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës që të veprojë në adresimin e çështjes së regjistrimit të tokës për qytetarët e vendit. Lufta kundër informalitet, përkthimi i tokave dhe përcaktimi i titullarit, jo vetëm që zgjidhin shumë probleme në familjet e Kosovës, mirëpo edhe e stimulojnë zhvillimin ekonomik-lokal në komuna. Përkthimi i tokave e ndihmon ekonominë dhe është në funksion të regjenerimit të ekonomisë komunale”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës në vitin 2021 duhet po ashtu të rrisë bashkëpunimin me komunat e Kosovës.

“Nga ky Agjencion kërkova që njëri nga objektivat kryesor për vitin 2021 duhet të jetë zgjidhja e çështjes së përkthimit të pronave nga ana e qytetarëve të Kosovës që parashihet edhe me Strategjinë Kombëtare të Pronës. Sipas raportit, vetëm në vitin e fundit kemi 614 kërkesa nga ana e qytetarëve në zyrat kafastrale të komunave për përkthim të pronës. Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës në vitin 2021 duhet po ashtu të rrisë bashkëpunimin me komunat e Republikës së Kosovës për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me pronën”, është shprehur ai.

Tahiri ka bërë të ditur së në këtë mbledhje është diskutuar edhe për temat që ndërlidhen me vettingun.

“Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsion, po ashtu adresuam tema të tjera që ndërlidhen me Vettingun dhe pika tjera që janë në agjendën e këtij komisioni”, ka përfunduar Tahiri.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001