Infektuar: 105715|Shëruar: 96012|Vdekur: 2191

Sulmohet një polic në Pejë

Një polic në Komunën e Pejës është sulmuar sonte nga një person.

Jo zyrtarisht mësohet se dyshohet që polici Shpëtim Tafilaj është goditur me veturë nga një person.

Lajmin për sulm e konfirmon për ‘RADIO 1’ edhe zyrtari për Informim në Policinë Rajonale të Pejës, Driton Rugova, i cili thotë se polici i lënduar po trajtohet në spital, jashtë rrezikut për jetë.

“Mund tju konfirmojë se ka ndodhur sulm ndaj personit zyrtar, policit tonë gjendja e të cilit është stabile dhe ai po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës. Personi/sulmuesi është i njohur për policinë dhe ne nxorëm kërkesë edhe për bashkëpunim me qytetarë për kapjen e të cilit operacioni po vazhdon”.

Incidenti ka ndodhur në Arbnesh (ish-Vitomericë), afër restoranit “Podguri”.

I arratisuri dyshohet se është i armatosur dhe në mbrëmje Policia Rajonale e Pejës ka lëshuar urdhër-arrest për të dyshimtin duke kërkuar edhe ndihmën qytetare.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001