Infektuar: 98435|Shëruar: 84505|Vdekur: 1223

Stresi paralajmëron projektin e ri në bashkëpunim me reperin nga Londra, C.Biz

Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi, ka kohë që është zhvendosur në Londër.

Derisa po kalon një periudhë të mirë, ai nuk po ndalet së punuari edhe në projekte të reja muzikore.

I njëjti ka paralajmëruar një këngë të re që do të jetë në bashkëpunim me një reper nga Londra.

Stresi (Foto: Instagram)

Përmes një postimi të shpërndarë në Instagram, Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) zbulon se ka bashkuar forcat me C.Biz.

“Bëhuni gati sepse diçka e madhe po vjen. ‘Sometimes I’m Feeling Good’ në bashkëpunim me më të madhin në familjen time. Të gjithë shqipet në botë të qëndrojnë gati”, ka shkruar ai.


Ky duket se është projekti i parë i reperit shqiptar në duet me një artist ndërkombëtar.

Besohet se do pritet mirë edhe nga fansat e dyshes marrë parasysh që pëlqehen mjaft shumë për punën e tyre.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001