Infektuar: 108371|Shëruar: 106001|Vdekur: 2257

Stafi i Klinkës Infektive kërkon nga ministri Vitia shtim të numrit të infermierëve kujdestarë

Infermierët e Klinikës Infektive me kujdestari ditën e djeshme kanë mbajtur një mbledhje dhe kanë formuar një këshill iniciues duke marrë disa vendime për padrejtësitë që sipas tyre janë duke u bërë këtij komuniteti nga institucionet tona vartëse.

Infermierët e kësaj klinike kërkojnë që urgjentisht të shtohet numri i infermierëve kujdestarë.

Postimi i plotë:

Për MSh.z.Arben Vitia,
Drejtorin e Shskuk.z.Valbon Krasniqin,
Kordinatoren e Infermierëve znj.Lirije Beqiri,
UD.Drejtori i Klinikës Dr .A.Vishajn.
UD.Kryeinfermieren klinkësInfektive;znj.Z.Hulaj
Nga; këshilli Iniciues;Infermierët e klinkës Infektive.
Infermierët e Klinikës Infektive me ndrrime /kujdestari u mblodhën dhe formuan një kshilli iniciues dhe morën disa vendime për padrejtësit që jan duke ju bërë këti komuniteti nga institucionet tona vartëse.
Ankesa,kërkesa dhe vendimi që sot moren kshilli ishin;
1.Urgjentisht të shtohet numrini infermierëve përderisa aktualisht një infermier kujdestaron në një repart me kapacitet të 22 shtretër.
2.Pushimet vjetore po ju mohohen me shkrim nga vet institucioni me arsyen ,mungesa e stafit, kërkes kjo që na garanton edhe ligji por edhe kontrata e punës,
3.Oret shtes, kujdestarit, ndrrimet e nates, rrezikshmëria , vikendet tē paguhen sipas ligjit të punes.
Me respekte,
Iniciativa e infermierve të klinikës Infektive që kujdestarojn me turne.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001