Infektuar: 15379|Shëruar: 13088|Vdekur: 620

Solidarizim botëror me studentët hungarezë në mbrojtje të kulturës nga politika

Për më pak se dy javë, shiriti me vija të kuqe e të bardha i varur nëpër dritat e rrugëve, nëpër timonë biçikletash dhe në hyrje të shtëpive, është bërë një simbol i rezistencës. Këto ditë gjendet kudo nëpër kryeqytetin e Hungarisë. Është lloj i ngjitësit që nga 1 shtatori ka bllokuar hyrjen për në Universitetin e njohur të Arteve, Teatrit dhe Filmit (SZFE) në Budapest, shkruan "Deutsche Welle".

Studentët e kanë uzurpuar ndërtesën, pasi që po protestojnë kundër menaxhmentit të ri në Universitet e që përbëhet nga anëtarë që janë të afërt me qeverinë e kryeministrit Viktor Orban.

Chairman Attila Vidnyanszky, i cili është po ashtu drejtor i Teatrit Kombëtar të Budapestit, është në fakt një person i afërt me Orbanin. Ai ka thënë vazhdimisht se dëshiron që ta bëjë universitetin më “kombëtar” dhe “të krishterë”.

Studentët e SZFE-së dhe Fakulteti nuk janë të vetmit që po e kundërshtojnë planin. Të dielën më shumë se 10 mijë protestues ndërtuan një kordon me njerëz në protestën që u shtri nga Universiteti deri të Parlamenti i Hungarisë. Me brohoritje “vend i lirë, universitet i ri” ata kërkuan rikthimin e pavarësisë së shkollës 155-vjeçare të teatrit dhe filmit.

Mbështetja për SZFE-në ka qenë tepër e madhe në Budapest, dhe disa artistë nga Hollywoodi kanë shprehur po ashtu solidaritet me studentët.

Fitues të “Oscarit” si Cate Blanchett Helen Mirren, Eddie Redmayne dhe Cuba Gooding Jr. dhe shkrimtari indiano-britanik Salman Rushdie janë në mesin e nënshkruesve të peticionit të iniciuar nga David Lan, ish-drejtor i teatrit “Young Vic Theatre” në Londër. Në një letër të hapur, ata e kanë përshkruar konfliktin rreth SZFE-së si “pjesë e një luftë të përgjithshme kulturore për të grabitur pavarësinë e të gjitha hapësirave kulturore dhe instituteve” dhe kanë bërë thirrje për kthimin e udhëheqësve të mëparshëm të Universitetit.

“Ne plotësisht i mbështesim studentët dhe Senatin e Universitetit dhe vendimin e tyre për të mos njohur legjitimitetin e bordit të ri”, ka thënë Wim Wenders, president i Akademisë Evropiane të Filmit (EFA). Në një deklaratë të shkruar, presidentit i EFA-së ka shtuar se “arti i kinemasë mund të marrë frymë në një atmosferë mendjehapur, transparente dhe demokratike”.
LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001