Infektuar: 9049|Shëruar: 4979|Vdekur: 256

Skandaloze: Në diplomat e universitetit hungarez, kosovarëve iu shkruan vendlindja Jugosllavi

Studentë të shumtë nga Kosova zgjedhin të studiojnë jashtë vendit. Hungaria është një nga shtetet që mirëpret kosovarët dhe u ofron kushte të mira për studime, shkruan Literal Media.

Megjithatë disa të diplomuar në një nga universitetet hungareze kanë reaguar ndaj një skandali. Në diplomat e lëshuara nga Universiteti iu shkruan vendlindja Jugosllavi. Një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga studentët të cilët menjëherë janë ankuar dhe po presin që t'iu përmirësohet një gabim ofendues i tillë.

Sipas studentëve, në diplomat e kosovarëve nga ky Universitet për vite të tëra është përsëritur një gabim i tillë.

'Ndër vite është përsëritur ky gabim me studentët kosovarë në këtë Universitet, Hungaria i pranon pasaportat tona e rrjedhimisht duhet ta shkruajë siç duhet vendlindjen tonë. Plus që Jugosllavia nuk ekziston më', u shpreh një nga studentët për Literal Media.


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001