Infektuar: 39057|Shëruar: 24427|Vdekur: 1005

S’ka këndellje për Barcelonën, humbet në Madrid

Barcelona ka vazhduar me rezultate negative pas kthimit të Kombëtarëve. Ata sonte janë mposhtur nga Atletico Madrid në Wanda Metropolitano, duke vazhduar kështu formën e dobët këtë sezon, sidomos në La Liga.

Barcelona nuk ka arritur që të marrë rezultat pozitiv sonte në Madrid pasi që ka humbur me rezultat 1-0.

Edhe pse patën dominimi më shumë me top dhe sulmuan disa herë portën e kundërshtarit megjithatë Koeman dhe kapiteni Messi do të kthehen duarthatë në Barcelonë sonte.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, ku një dalje të pakujdesshme të portierit Ter Stegen e shfrytëzoi për mrekulli Carrasco duke shënuar gol.

Në pjesën e dytë Barcelona sulmoi por pa sukses.

Ishin gjithsej 12 tëntime për gol nga Barcelona ku katër goditje përfunduan në kuadrat të portës por Oblak e kreu detyrën e tij ashtu si duhet.

Pavarëisht tentimeve, Atletico arrin që ta ruajë rezultatin dhe kështu të barazohet me pikë me Real Sociedad që është në vendin e parë dhe ka golëdallim më të mirë se skuadra e Simeones.

Në anën tjetër Barcelona është në vendin e 10 me vetëm 11 pikë pas tetë xhirove të La Ligas.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001