Infektuar: 98435|Shëruar: 84505|Vdekur: 1223

Si po ia bllokon Bashkimi Europian Serbisë 450 mijë doza të Pfizerit

Nuk është zyrtarisht një ndalim eksporti, por nuk është as tregti e lirë. Sipas zyrtarëve dhe diplomatëve të BE-së, Brukseli po i bën presion prodhuesve të vaksinave të mos nxjerrin vaksinat jashtë BE-së, edhe nëse kjo do të thotë që vendet e tjera, si ato të Ballkanit, por edhe vende si Australia, që janë në pritje të dozave nga fabrikat e vendosura në Europë, do të përballen me vonesa shtesë.

Zyrtarët e qeverisë Australiane të martën pretenduan se BE kishte bllokuar në mënyrë efektive miliona doza të vaksinës së Oxford / AstraZeneca. Pretendimi binte në kundërshtim me Komisionin Europian, i cili këmbënguli se deri më tani kishte bllokuar vetëm një dërgesë të vetme në Australi me 250,000 doza. Vëzhguesit dhe gazetarët u përpoqën të zbulonin se cila palë kishte të drejtë.

Rezulton, që të dyja palët kishin të drejtë. Edhe pse BE zyrtarisht nuk ka bllokuar më shume se një dërgesë, ajo ka bërë presion prodhuesit e vaksinave për t’i shpërndarë dozat brenda BE-së. Në mënyrë efektive, kjo do të thotë që BE ka arritur të ndalojë më shumë eksporte vaksinash sesa ato që ka njoftuar zyrtarisht, duke inkurajuar kompanitë të siguroheshin që BE të merrte pjesën më të madhe të dozave që po prodhohen në fabrikat e vendosua ne Europë.

Kjo strategji e Europës po prek edhe vendet e Ballkanit, të cilat janë të pritje të dëshpëruar të vaksinave. Pas vonesave nga kompanitë perëndimorë, pjesa më e madhe, përfshirë edhe Shqipërinë, u detyruan të merrnin vaksinat kineze dhe ruse. Por kontrolli i fortë i Europës mbi eksportet e vaksinave e bën edhe më të vështirë që në rajon të arrijnë vaksinat perëndimore.

Brukseli ka propozuar po ashtu bllokimin e eksporteve për vendet e treta që ofrojnë doza të prodhuara nga BE për “turistët” duke goditur kështu në mënyrë të veçantë Serbinë, e cila ka hapur dyert për vaksinimin e qytetarëve nga rajoni dhe Europa. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç thotë se BE po bllokon prej ditësh mbërritjen e një dërgese nga Pfizer.

Ndërsa fqinjët e saj të BE grinden për furnizimet e pakta të vaksinave Covid-19 dhe përpiqen të marrin edhe dozat e porositura nga vendet e tjera, Serbia ka fushatën e dytë më të suksesshme të vaksinimit frymë në Europën kontinentale.

Por Vuçiç ka frikë se kufizimet e BE-së në eksportet e vaksinave, të nxitura nga mungesë e madhe e furnizimit në bllok, do të pengojnë programin e vaksinimit të Serbisë. Beogradi deri më tani është mbështetur shumë tek vaksina kineze Sinopharm dhe vaksina ruse, por gjithashtu po vaksinon qytetarët me Pfizer dhe AstraZeneca, të cilat i importon nga BE.

“Si mund ta bëjnë këtë? Unë mendoj se ata nuk do ta cojnë deri në fund, sepse kjo do të ishte e pabesueshme, ”tha ai për Financial Times në një intervistë. “Të gjithë në Serbi do ishin të zemëruar.”

Serbia ishte vendi i parë në Europë që përdori vaksinat ruse dhe kineze, por po pret një dërgesë tjetër prej gati 450,000 dozash Pfizer nga fabrikat e BE-së në Prill.

Duke i cilësuar veprimet e BE-së si “të shëmtuara”, Vuçiç tha se Serbia tashmë kishte paguar për dozat e Pfizer. “Pfizer ka fabrikat. Nuk e kuptoj se si mund të mi bllokojnë vaksinat mua, që kam paguar tashmë dhe që ka një marrëveshje për ditën e mbërritjes. ”

Nëse dërgesa Pfizer arrin në kohë, dhe me 1 milion doza më shumë të Sinopharm që pritet muajin tjetër, Vuçiç parashikon të vaksinojë 37 për qind, të popullsisë deri në fund të prillit. “Unë do të vaksinoj të gjithë kombin deri në verë,” tha ai.

Ndërsa shumë vende europiane po luftojnë për të vaksinuar edhe qytetarët në vijën e parë të betejës, Serbia filloi javën e kaluar vaksinimin e azilkërkuesve në kampet e emigrantëve dhe 4,000 punonjësve shëndetësorë në Bosnjën dhe Hercegovinën fqinje.

“Ne i dorëzojmë vaksinat tona falas për të gjithë”, tha ai. “Ne duhet të jemi të dobishëm dhe mbështetës për të gjithë të tjerët, sepse edhe nëse jemi mirë me procesin e vaksinimit, nuk do të thotë se do të jemi të sigurt nëse njerëzit në rajon nuk janë vaksinuar ende.”

Serbia ka në plan të ndërtojë dy impiante të reja vaksinash, duke e bërë “plotësisht të pavarur nga importi”, tha Vuçiç. Një strukturë për prodhimin dhe shpërndarjen e Sputnik V do të hapet në maj. Një fabrikë e Sinopharm e ndërtuar si një ndërmarrje e përbashkët me Kinën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të hapet në Tetor dhe do të prodhojë 24 milion vaksina në vit.

Një studim në revistën mjekësore The Lancet muajin e kaluar zbuloi që Sputnik V ishte efektiev, por Vuçiç pranoi se ai “mori një rrezik politik” duke vendosur të vaksinohej me Sinopharm, pët të cilën qytetarët janë më skepktikë. Mediat serbe shkruajnë se një pjesë e madhe e vaksinave ruse dhe kineze po mbesin stok pasi qytetarët janë në pritje të vaksinave nga Pfizer apo Astrazeneca.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001