Infektuar: 39057|Shëruar: 24427|Vdekur: 1005

Shumë shpejt pritet të ketë rritje të çmimit të karburanteve

Pandemia Covid-19 ka bërë që dukshëm të ketë rritje të çmimit në shumë produkte.

Sa iu përket çmimeve të derivateve, qytetarët e vendit tonë janë shërbyer me çmimet më të lira në regjion.

“Çdo moment pritet të ketë lëvizje, sa i përket pandemisë për momentin nuk është duke ndikuar pasi pikat e karburantit janë duke punuar me kapacitet 80%, porse duhet kohë e gjatë për me ardh në kohën siç ka qenë dukur”, ka thënë Fadil Berjani, kryetari i Naftëtarëve të Kosovës.

“Sa i përket çmimeve për momentin në vendin tonë një litër diesel kushton 0,84 deri 0.93 cent, kurse benzina 0,87 deri 0,94 cent. Qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u furnizuar me çmimet më të lira në regjion përveç Maqedonisë që e ka akcizën më të ulët për 0,22 cent për litër”, ka thënë Berjani për IndeksOnline.

“Çmimet për momentin në Shqipëri janë 1,25 cent për diesel, kurse 1,27 benzina. Sa iu përket çmimeve me shumicë ka pas rritje, kurse me pakicë jo. Çmimet i përcakton Berza dhe Organizata Prodhuese OPEC, ku edhe reflekton me çmimet në Kosovë”, ka shtuar tutje ai.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001