Infektuar: 38431|Shëruar: 23754|Vdekur: 989

Shuhet në moshën 87-vjeçare regjisori i njohur Muharrem Fejzo

Ka ndërruar jetë Muharrem Fejzo.

Regjisori i njohur shqiptar Muharrem Fejzo ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.

Këtë lajm të trishtë e dha djali i tij, Joe Fejzo me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër. Më fal që nuk të përkëdhela dot, e stë dhashë dot një got uje, nuk mertiton një ikje të tillë. Artisti ynë. Miku ynë. Babai i përgjëruar. Bashkëshorti i jetës”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Muharrem Fejzo kreu Liceun Artistik për skulpturë në 1954-ën. Fillimisht nisi punë si skenograf në operetat “Rusalka”, “Nusja e shitur”.

Ka realizuar disa buste në Shqipëri, si atë të “Zonjës Çure” etj. Më 1966 diplomohet për aktor dhe më tek si regjisor në Institutin e Lartë të Arteve.

Ka realizuar regjinë e filmave më të rëndësishëm në kinematografinë tonë, si “Mësonjtrotja”, “Muri i gjallë”, “Operacion zjarri”, “Pranverë e hidhur”, “Mëngjese të reja”. Ai mbante titullin “Naim Frashëri” dhe “Mjeshtër i madh”.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001