Infektuar: 4100|Shëruar: 2063|Vdekur: 86

Shtatë drejtorë komunalë e katër zyrtarë tjerë të prekur me COVID-19 në Ferizaj

Në Komunën e Ferizajt sot janë paraqitur edhe 21 raste të reja me coronavirus.

Ndër të infektuarit janë edhe drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bekim Ademi.

Këtë lajm e ka konfirmuar për RTV Dukagjinin vet drejtori Ademi e cili ka njoftuar edhe për një numër tjerë zyrtarësh komunal që janë infektuar me coronavirus.

“Infektimi im ka ardhur si pasojë e kontakteve që kemi pasur me kolegun e infektuar para dy ditësh. Janë infektuar edhe një pjesë e stafit të kryetarit Aliu, drejtori i Financave, Administratës, Zëdhënësi i Komunës, Nënkryetari i Komunës, Drejtori i Pronës ai i Zhvillimit Ekonomik. Që të gjithë jemi pozitiv me COVID-19”, tha ai,.

Ademi thotë se ditën e premte është konfirmuar pozitiv me COVID-19 drejtori i Infrastrukturës dhe që nga ajo dite drejtorët tjerë kanë qenë në vet izolim deri në dalje të rezultateve.

Drejtori i Shëndetësisë thotë se për momentin nuk ka simptoma tjera pos një djersitje të tepërt.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001