Infektuar: 15379|Shëruar: 13088|Vdekur: 620

‘Shkrihen’ akujt, Noizy dhe Duda lënë pas mosmarrëveshjet

Duda ka habitur me veprimin ndaj Noizyt.

Noizy dhe Duda duket se kanë vendosur t’i lënë pas të gjitha mosmarrëveshjet e të kaluarës.

Noizy, së fundi ka qenë i ftuar në një intervistë për “NIN”, ku ndër të tjera ka folur edhe për raportin me Dudën.

Ai tha se “vëllai mbetet vëlla” dhe se nuk prishet me të, ani pse në të kaluarën kishte hatërmbetje mes tyre.

Në fillim të Intervistës, Duda kishte reaguar përmes një fotografie ku shkroi “Sa ke qenë me GG nuk ka mundur të të prekë njëri, sa je ndarë s’ka mbetur njeri pa të prekur. GG është e rëndë për çuna mami”.

Por, më pas ai u pendua për atë postim dhe se e fshiu tërësisht, madje e postoi edhe një tjetër duke e shpërndarë intervistën e Noizyt.

Me këtë veprim, dy reperët duket se po i japin fund thashethemeve dhe po normalizojnë raportet.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001