Infektuar: 4928|Shëruar: 2267|Vdekur: 102

Shkencëtarët zhvillojnë një dorezë e cila përkthen gjuhën e shenjave në të folur – ajo mund t’i përçojë fjalët në mënyrë të drejtpërdrejtë

Një dorezë që përkthen gjuhën e shenjave në të folur në kohë reale është zhvilluar nga shkencëtarët së fundmi, duke u dhënë mundësinë njerëzve shurdhmemecë të komunikojnë drejtpërdrejt me këdo, pa pasur nevojë për një përkthyes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pajisja përmban sensorë që funksionojnë përgjatë katër gishtërinjve dhe gishtit të madh për të identifikuar secilën fjalë, frazë ose edhe shkronjë siç u krijua edhe në Gjuhën e Shenjave Amerikane.

Ato sinjale pastaj përçohen me rrjet nga një telefon i avancuar, i cili i përkthen shenjat në gjuhën e të folurit, me një normë prej një fjalë në sekondë.

A digital rendering of the glove.

Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë, Los Angjelos, besojnë se pajisja mund t’ju ndihmojë njerëzve shurdhmemecë ta kenë më të lehtë komunikimin.

“Ne shpresojmë që kjo pajisje t’u hap rrugën njerëzve që e përdorin gjuhën e shenjave, në mënyrë që ata të komunikojnë drejtpërdrejt”, tha studiuesi kryesor, Jun Chen.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001